zoom

Aktualitet

E martuar në Kosovë, 27-vjeçarja që u vetëvra ka pasur vetëm 1 takim me shantazhuesin

27-vjeçarja, që u vetëvra në Kamëz mbrëmjen e së shtunës, ishte e martuar në Kosovë.

Ajo kishte ardhur tek familja e saj në Kamzë dhe kishte pasur vetëm një takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foto intime dhe i bënte presion.

Vajza raportohet se nuk e ka përballuar kërcënimet dhe ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetëhedhur nga tarraca e katit të katërt.

Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që Altin Çoku u bënte presione të tilla ndaj vajzave.

Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.