Aplikacion
“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ja dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë.
Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.”, është shprehur moderatorja. Kujtojmë që Marina dhe Getoari janë treguar shumë hermetikë sa i përket vogëlushes duke mos e zbuluar portretin e saj.