zoom

Bota

“E la pa ndjenja”/ E shkuara e errët e truprojës së princit Harry, tentoi të mbyste gruan e tij…

Teksa princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markel janë rikthyer në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, vëmendjen duket se e ka tërhequr truproja i tyre dhe kjo, për një arsye.

Sipas mediave të huasja, thuhet se ai është një ish-polic i MET, i cili ka tentuar të mbysë gruan e tij derisa e la atë pa ndjenja.

Pere Daobry, i cili punoi për MET Police për 12 vjet, u dënua për sulmin ndaj ish- gruas së tij, gjithashtu kolege, Sarah Jay.

Ai u fotografua me Meghan dhe Harry teksa ata u larguan nga Frogmore Cottage në Ëindsor në fillim të këtij muaji për në London Euston. Truproja u pa duke qëndruar pranë një Range Rover në pritje ndërsa çifti u ftu në makinë në 5 shtator.

Nuk është e qartë nëse shërbimet e Daobry janë paguar nga Sussexes, të cilët janë të përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me qeverinë për sigurinë e tyre, apo nëse ata janë vënë në dijeni për të kaluarën e tij të zymtë.

Por emërimi i tij ka të ngjarë të shkaktojë polemika pasi Meghan është një aktiviste e fortë për të drejtat e grave.

Ajo diskuton rregullisht abuzimin në familje dhe fondacioni Archeëell i çiftit vitin e kaluar i bëri bamirësi për dhunën në familje.

Një burim i tha Mail Online : “Kur mendoni se sa e sinqertë është Meghan për çështjet e grave, është mjaft e mahnitshme që është punësuar një truprojë me atë lloj sfondi.

“Gruaja e tij Sarah kaloi një kohë vërtet traumatike me të dhe jam i sigurt se nëse Meghan dhe Harry do ta dinin historinë e plotë, nuk do të ishin aspak rehat që ai të punësohej si truproja e tyre”- treguan burimet.

“Pere e trajtoi Sarën në mënyrë të tmerrshme dhe asaj iu desh të ikte nga dritarja dy herë për t’u larguar prej tij. Unë me të vërtetë nuk mendoj se Harry dhe Meghan do të donin që dikush si ai t’i ruante.”- theksuan më pas.

Daobry filloi të dhunonte Sarën në 2015 pasi ajo i sugjeroi të shkonte në palestër për t’u qetësuar pas një grindjeje. Ai tentoi ta mbyste atë derisa ajo ra pa ndjenja duke e lënë atë vetëm disa sekonda larg vdekjes. Sarah u zgjua dhe gjeti Daobry-n në telefon në 999 duke u thënë atyre: “Po, u përpoqa ta mbytja”

Ai u kursye nga burgu në vitin 2016 pasi magjistratët thanë se ai thërriti menjëherë urgjencën. Sarah më vonë rrëfeu të gjithë historinë:

“Kam vuajtur nga duart e këtij të çmenduri për dy vjet. Jam e shkatërruar që ai nuk është pas hekurave. Ai e meriton të jetë.

“Për çdo njeri që ta bëjë këtë është e tmerrshme – për një polic të bëjë atë që ka bërë është e egër. Ai për pak më vrau mua. Gjithçka që mori ishte një ‘shuplakë’ të lehtë. Çfarë pengesë është kjo për burrat e tjerë?”

Ajo më parë i tha gjykatës se si marrëdhëniet ishin acaruar rreth gjashtë muaj para tmerrit me Daobry që të largohej për në Australi.

Por ai u kthye në shtëpinë e çiftit në Thorpe-le-Soken, Essex, kur u kthye në Angli.

Duke kujtuar kalvarin, ajo tha: “Kur ai u kthye, nuk ishte më i njëjti person.I thashë që nuk e doja dhe nuk e njoha si personin me të cilin u martova. Ai po zemërohej dhe u ngrit nga shtrati dhe shkoi në fund të dhomës dhe po shqetësohej shumë dhe më kujtohet që tha: ‘Shko në palestër’. Ai po më bërtiste dhe erdhi drejt meje rreth shtratit dhe unë po largohesha u përpoqa të ikja. Ai më kapi dhe nuk e di nëse më shtyu apo rashë, por gjëja tjetër që mbaj mend ishte që ndodhesha midis shtratit dhe murit”.