zoom

Të gjitha

E kritikuan se ka shtuar në peshë, reagon Fifi

Fifi është kritikuar herë pas here nga ndjekësit e saj në lidhje me peshën trupore. Pasi hoqi disa kilogramë, duket se ajo ka filluar sërish që të shtojë në peshë dhe fansat e kanë vënë re këtë detaj.

E teksa ndjekësit kanë nisur me kritikat e tyre, këngëtarja e dashur për publikun ka treguar se vijon që të mbajë trupin në formë.

Ditën e djeshme Fifi postoi në Instagram një fotografi, ku zbuloi se i është nënshtruar një tjetër procedure pas balonit gastrik për të rënë në peshë: kriolipolizës.

E kritikuan se ka shtuar në peshë, Fifi poston foton:

“Çfarëdo që ka me më ndihmu me u dobësu, do e bëj”, shkroi këngëtarja e njohur bashkëngjitur me foton në fjalë.

Ndërkohë kriolipoliza është një aparaturë që aplikon temperaturë të ftohtë në zona ku ka dhjamë.