Aplikacion
Vjedhja në fjalë ndodhi brenda një servisi, ku makina ishte dërguar për riparim nga pronarja. “Gjatë natës, në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk”, është vjedhur një automjet tip “Fiat”, në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër.
Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit”, bëri me dije policia.
Po shqyrtohen kamerat e sigurisë dhe merren dëshmitë e pronares, pronarit dhe punonjësve të servisit. Policia nuk dha detaje të tjera, për shkak se ngjarja është nën hetim aktiv. /A.Q./
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza