Aplikacion
Gazetari Elton Qyno ka publikuar pjesl nga përgjimet ku emri i kreut të qeverisë përmendet nga Ervis Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit dhe nga Behar Bajri, një prej njerëzve më të rrezikshëm të Shkodrës, i përfshirë në vrasje, gjobëvënie, shfrytëzim prostiticioni etj.
Nga bisedat që ka nxjerrë gazetari kuptohet se Behar Bajri e paralajmëroi Ervis Martinajn se ishte bërë shënjestër e politikës, por Martinaj nuk ia vuri veshin. Të paktën këtë shprehu në mesazhet që janë zbardhur deri tani, në të cilat Behar Bajri thotë se grupin e tij duan ta godasin me SPAK, ndërsa i thotë Martinajt se edhe ai do të goditet shumë shpejt dhe se goditjen “e ke nga Rama direkt”.
Tre ditë më pas, Martinaj tenton të kuptojë më shumë. Behar Bajri e paralajmëron se fatura e Martinajt do të jetë vrasja e Santos, duke iu referuar vrasjes së bankierit Artan Santo, një çështje për të cilën Martinaj është përfolur disa herë në media.
Martinaj distancohet menjëherë duke thënë: “S’kam unë lidhje me Santon…” ndërsa më tej vazhdon të pyesë i shqetësuar se kush është rivali i tij që e ka përfshirë Edi Ramën në përplasje me të, që në publikimin e mesazheve është shënuar me simbolin A. Biseda e parë më poshtë:
Martinaj: “…Po mua, kush don me ma fut…?”
Bajri: ”…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas në përkam…”.
Martinaj “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”
Bajri “…don Rama dhe 4 me e majt…”
Bajri ”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.
Martinaj”…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”
Bajri: “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”
Biseda vazhdon më tej për çështje të parave të basteve, ndërsa Martinaj i rikthehet sërish i shqetësuar për paralajmërimin që iu bë. Biseda e dytë më poshtë:
Martinaj: “…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër…, kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”.
Bajri: ”:…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.
Martinaj: “…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”
Bajri: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.
Martinaj:”…Kapedan je ti, që të don Edi Rama…”
Bajri:…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.
Zhdukja e Ervis Martinajt është një nga ngjarjet më misterioze të viteve të fundit. Ish-bosi i lojërave të fatit u përmend në disa ngjarje kriminale pas ardhjes së socialistëve në pushtet, si për vrasjen e Elvis Doçit, për vrasjen e Enton Nikajt, për vrasjet dhe plagosjet në zonën e ish-bllokut, për përpalsje të shumta me grupe të tjera si me atë të Indrit Dokles, me Durim Bamin, me vëllezërit Duka etj.
Megjithatë, emri i kryeministrit Edi Rama del vazhdimisht kur flitet për bosin e zhdukur të lojërave të fatit.
Për arsye që nuk dihen ende, Martinaj kishte zgjedhur të merrte me qira një shtëpi në Surrel fare pranë shtëpisë së familjes Rama.
Pas zhdukjes së tij në gusht të vitit 2022, nisi të qarkullojë një video kur Edi Rama e paralajmëronte gjatë një takimi elektoral në Lezhë se ia dinte targën e makinës duke e lënë të kuptohet se e kishte nën vëzhgim.
“Ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve. Ne iua dimë targat e makinave. Dhe kur them ne, jo regjimi por patronazhimi”, dëgjohet të thotë Rama në prill të vitit 2021.
Edhe familjarët e Martinajt akuzojnë direkt kryeministrin Rama për zhdukjen e tij.
Xhaxhai i Ervis Martinajt e ka quajtur Ramën ideatorin e vrasjes së nipit të tij, që nuk ishte një punë e kryer nga krimi, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.
“Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën” ka thënë xhaxhai i Martinajt në një intervistë pak muaj pasi nipi i tij nuk po gjendej.
Vetë kryeministri nuk ka qëndruar indiferent për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit. Në fillim ai kërkoi nga policia gjetjen e të vërtetës, gjatë prezantimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.
“Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, vërejti kai
Ndërkohë më vonë, kur policia dhe prokuroria nuk patën rezultate, kryeministri i justifikoi. “Jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt, pasi përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova”.