Aplikacion
Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar.
“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën, raporton VOA. Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it. Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij.
Ndërkohë që gjithashtu është zbuluar se ai ishte një mbështetës i republikanëve dhe dikur fitues i disa olimpiadave. Por përveë videos ku autori shprehej se e urrente Trump, nuk ka detaje të hollësishme që të zbulojnë motivin e vërtetë të atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit, por që mori dy jetë të pafajshme.
Crooks u qëllua nga snajperat e FBI-së pak pas të shtënave në mitingun elektoral që po mbahej. /ZOOM.AL/
Lajmi i Ramës, reagon TikTok: Adoleshentët që u konfliktuan s’kishin llogari. Duam sqarime urgjente