zoom

Aktualitet

E infektuar me Covid-19/ Shtatzëna bën lindje të parakohshme, ndodhet në gjendje të rëndë

Një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus ka bërë lindje të parakohshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Shtatzëna qëndroi për gati nëntë ditë në shtëpi e infektuar dhe shkoi më pas te Infektivi ditën e diel, pra dy ditë më parë, kur gjendja u rëndua.

Gruaja shtatzënë ka bërë lindje të parakohshme, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar në reanimacion. Katër ditë më parë një 26-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë në Infektiv.

Postime të lidhura