zoom

Aktualitet

E humbur prej 3 ditësh, gjendet 15-vjeçarja shqiptare në Francë

15-vjeçarja shqiptare Merina Syla, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars është rikthyer në shtëpi.

Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton se Syla është kthyer pranë familjes mëngjesin e sotëm dhe gëzon shëndet të mirë.

NJOFTIM DHE SQARIM

Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.