Aplikacion
Basha tha se PD është partia më proamerikane dhe më proevropiane duke folur dhe për vendimin e DASH për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD Sali Berisha si dhe kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai theksoi se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.
“PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha që ka marrë një vendim për mbrojtje të dinjitetit të tij. Ndërsa ndjekja e rrugës ligjore është e drejtë themelore e njeriut, cështja është komplekse, sepse përfshinë DASH-in.
Nga ana ime, prej 2 muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje. Partneriteti i PD-së me SHBA-në është i pacënueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve, të së ardhmes së Shqipërisë.
Me përkrahjen e SHBA-së Shqipëria ka siguruar arritjet me të rëndësishme. Ne e konsiderojmë aleatin tonë më të rëndësishëm. Berisha ka bërë të qartë se është një cështje personale e tij dhe PD me grupin nuk duhet të përfshihen.
Për të shmangur cdo keqkuptim kam vendosur: që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes; zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit të PD-së” tha Basha.
Ekzekutoi “Dakun” në lokal, dëshmia e kunatit të Altin Hajrit: E mbajta me bukë, ai më shante