Aplikacion
Sipas avokatit të Berishës nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e tij në arrest shtëpiak.
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi,”- deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
Sali Berisha u vendos në arrest shtëpie rreth një vit më parë, pas një vendimi të GJKKO-së me kërkesë të SPAK-ut.
Kjo pasi ish-kryeministri refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje”, e cila ishte vendosur ndaj tij nën akuzat e korrupsionit pasiv, duke e konsideruar si antikushtetuese./ Zoom.al
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)