zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ Gjirokastër, 40-vjeçarja hidhet nga ballkoni i shtëpisë

Një grua e re rreth 40 vjeçe me iniciale F.K është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj në lagjen Granicë në Gjirokastër, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës. Paraprakisht konfirmohet se shkak mund të jetë bërë gjendja e ngarkuar psikologjike.

Më parë, gruaja kishte marrë trajtim për çrregullime emocionale dhe depresion. Ajo është e divorcuar, me profesion mësuese dhe nënë e një djali.