zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ Dorëzohen në polici motrat Berisha që masakruan në fytyrë Klea Prengën

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Ato i kanë dhënë fund arratisë pas thuajse dy muajsh, pas dhunimit të Klea Prengës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht në një nga restorantet e kryeqytetit, ku motrat Berisha shkuan dhe goditën me shishe qelqi Klea Prengën.

Shkak për konfliktin dyshohet se u bë një lidhje dashurie që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e Mariela Berishës.

Pas ngjarjes, motrat Berisha u arratisën, ndërsa qarkulluan lajme edhe se ato ishin larguar drejt Dubait.