zoom

Slider

“E fëlliqur”, “manipulatore”, “as një qime…”! Plas keq në “BBV Kosova” mes Edonës dhe Shqipes

Ditët e finales së madhe të “Big Brother VIP Kosova” po afrohen, teksa me to po shtohen edhe tensionet dhe debatet mes banorëve të shtëpisë, në luftë për ta fituar.

Shqipe Hysenaj dhe Edona James ditën e sotme kanë debatuar keq me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment vajzat kanë shpërthyer në ofendime.

“Mollë sherri” mes dy vajzave është bërë fitorja e “BBVIPK”, ku të dyja ato janë pretendente për të fituar çmimin e madh.

“Ti je manipuluese e një shkalle shumë të lartë”, iu drejtua transgjinorja banores, ndërsa Shqipja insistoi se do ta fitojë çmimin e madh pasi ajo është ndryshe nga të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Shqipja: Edhe ky është ‘fake’ tani, ka dy ditë që ka maniplizmi. Ka lëvizë marshin dhe po i jep gaz.

Edona: Ti mundohesh që të dalësh mirë, por s’ke dalë mirë. Mos e merr djalin nëpër gojë, oj fëlliqajk.

Shqipja: Unë në këtë shtëpi do të bëj diferencën, sepse unë jam ndryshe nga ju dhe do ta vërtetoj deri në ditën e fundit.

Edona: Ti je manipuluese e një shkalle shumë të lartë. The a t’ja nguli apo jo dje.

Shqipja: Kush moj?

Edona: Ty ta ngulin të gjithë dhe ti nuk ja ngul askujt.

Shqipja: Unë diferencën do ta bëj mes të treve që jeni njësoj dhe unë jam ndryshe.

Edona: Ti mua një qime s’mundesh që të ma lëvizësh, ty unë të kam flladit një herë dhe të flladit përsëri.

Shqipja: Ik e ujit lulet o Edonë.  /ZOOM.AL.