zoom

Lajme

E dashura e re e Princ Lekës feston ditëlindjen. Sa vite diferencë kanë së bashku?

Blerta Celibashi, e dashura e Princ Leka Zogut, feston këtë të mërkurë ditëlindjen e saj.

Fotografja mbush 26 vjeç dhe në rrjetet sociale ka ndarë foto të tortës, me qirinjtë e ndezur.

Blerta dhe Princ Leka kanë 16 vite diferencë në moshë me njëri-tjetrin, por duket se ky fakt nuk i pengon të përjetojnë dashurinë.

Fotografja përflitet se është arsyeja pse Princ Leka dhe Elia Zaharia shkuan drejt divorcit.

Pasi Princ Leka dhe Elia u distancuan nga njëri-tjetri dhe fshinë fotot në rrjetet sociale, Leka Zogu u shfaq në publik gjithnjë e më i afërt me Blertën, duke ngritur dyshime në rrjet se bëhej fjalë për tradhti.

Kur u njoftua zyrtarisht ndarja mes tyre, Blerta dhe Princ Leka nuk u fshehën më dhe u fotografuan në aeroport së bashku, madje shijuan edhe pushime.