Aplikacion
Kjo është e reja që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkomëbtare në 24 orët e fundit.
Emri i saj po aludohet si e dashura e themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov i cili u arrestua një ditë më parë në Francë, por gjithashtu si agjente e Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite.
Disa media shkruajnë se ka qenë pikërisht 24-vjeçarja që ka futur “në grackë” mbretin rus të teknologjisë për arrestimin e tij ndërsa të tjerë shkruajnë mbi përfshirjen e saj në afera korruptive.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe këto janë vetëm thashetheme që qarkullojnë në internet.
Megjithatë, profile i së resë nuk është dhe aq i ulët. Ajo numëron mbi 22 mijë ndjekës në instagram, dhe ka publikuar në profilin e saj edhe foto më CEO-n e “Telegram” që tashmë ndodhet pas hekurave, në vendodhje të ndryshme si Kazakistan, Kirgistan dhe Azerbajxhan.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës