zoom

Sport

E bujshme, Manchester Junajtid kërkon futbollistin shqiptar

Një lajm i madh ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, për futbollistin Amir Rrahmanit, që aktualisht po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Napolit.

Sipas asaj që raporton “FootballNeës24.it”, një nga klubet më të mëdha në botë, Mançester Junajtid, ka shprehur interesim për të nënshkruar me kapitenin e Kosovës. Rrahmani është nën menaxhimin e ish-mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Aliaj, i cili ka sqaruar në lidhje me zërat e merkatos që kanë qarkulluar së fundmi. Në një prononcim për “GazetaBlic Sport”, Aliaj, ndër të tjera u shpreh:

Kemi interesim nga shumë skuadra për Amir Rrahmanin. Lojtari është nën kontratë me Napolin dhe ndihet mirë atje. Amiri do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Napoli është shumë afër që ta sigurojë këtë gjë“, tha Aliaj.

Një fakt interesant që vlen të përmendet është se momentalisht Rrahmani rezulton futbollisti shqiptar me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, duke lënë pas edhe emra si Xhaka, Shaqiri, Gjimshiti, Broja, etj.