Aplikacion
Emri i tij u lakua nga batuta e vetë Françeskës në një provokim që i bënë banorët, teksa Julian Deda e pyeti nëse kishte frikë mos e tradhtonte partneri.
Ddhe ajo iu përgjigj pyetjes provokuese për bashkëshortin e saj: “Nuk kam merak për bashkëshortin, pasi ai ka ‘Dorinën’!”
Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’. Teksa i nisi një buqetë të madhe me lule në studio ai ka dhe dy fjalë për të:
“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë. Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit, por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën. Të dua shumë, Ergysi”. /ZOOM.AL/
Sherri për shitjen e makinës! Goditi 3 herë me thikë në bark 40-vjeçarin, identifikohen autorët