zoom

Të gjitha

“E bëri kastile…”/ Mos ndoshta Noizy ironizoi rrëzimin e Stresit në koncert ?!

Noizy nuk i ka kursyer batutat në rrjetet sociale me Stresin pasi ky i funit u përfshi në një incident. Teksa ka performuar së fundmi në një nga koncertet e tij, këngëtari nuk i ka shpëtuar dot një momenti të sikletshëm teksa ngjitej në skenë. Stresi ka përplasur kokën në një pjesë hekuri të cilën nuk e vuri re duke i lënë kështu një të gërvishtur tek pjesa e ballit.

Duke qenë se videoja është bërë virale, Noizy e ka publikuar atë në Instastory duke shkruar: “Ky këtë e bëri kastile” teksa ka etiketuar Stresin.

Pak kohë më parë edhe Noizy u përfshi në një incident pasi përplasi kokën te projektori që ndodhej në tavanin e skenës ku ai po performonte. Duke rikujtuar këtë moment Noizy shkruan në një tjetër status: “Do e shkatërrojmë ne. Unë projektorin, Stresi hekurat të gjitha me kokë.”

Stresi e ka ripostuar statusin në llogarinë e tij të Instagramit duke shkruar: “Kujdes hundën vëlla”./L.K

/Zoom.al