Aplikacion
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken njoftoi në Twitter se ka biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama lidhur me këtë çështje.
“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë në NATO,” shkroi ai në Twitter.
Ndërkaq një raport i detajuar i kompanisë Microsoft e cila solli ekspertët e saj në Tiranë për hetimin e sulmit ndaj e-albanias në muajin korrik, thekson se hakerat kanë depërtuar në databazën shqiptare që prej vitit 2021.
Raporti thekson shprehimisht se një grup që vlerësohet se është i lidhur me qeverinë iraniane, i emëruar DEV-0861, ka pasur akses në rrjetin e qeverisë shqiptare në maj 2021 duke shfrytëzuar cenueshmërinë në një server të administrata.al.
Sipas hetimit, aksesi i hakerave në sistem u forcua në korrik 2021 duke përdorur një llogari shërbimi të konfiguruara gabimisht nga një anëtar i grupit administrativ lokal.
Analiza e regjistrave të veprimeve sugjeron se pala që kreu sulmin kreu veprime të tjera në databazën shqiptare midis tetorit 2021 dhe janarit 2022.
Specialistët e Microsoft kanë theksuar se sulmi ka pasur disa faza të identifikuara dhe konkretisht: Ndërhyrja fillestare, Eksfiltrimi i të dhënave, Kriptimi dhe shkatërrimi i të dhënave dhe Operacionet e informacionit.
Më tej në raport theksohet se Microsoft vlerësoi me besim të lartë se shumë aktorë iranianë morën pjesë në këtë sulm.
Më 12 shtator, grupi homeland justice njoftoi në rrjetet sociale se dispononte databazën e sistemit TIMS të policisë shqiptare dhe atë të e-albanias dhe i nxori në shitje ato kundrejt monedhave dixhitale.
Megjithatë nuk dihet sa i vërtetë është ky pretendim.
Argita në krye të PD-së? Berisha: Unë nuk do t’ia hap dyert! Nëse vendos të hyjë në politikë…