zoom

Aktualitet

Dyshoi se p*rdhunoi shqiptaren, e goditi me thikë dhe e lidhi, lirohet palestinezi

27-vjeçari palestinez, i cili akuzohet se ka rrahur, përdhunuar, goditur me thikë dhe lidhur një 33-vjeçare shqiptare në Omonia, duke e mbajtur për më shumë se 12 orë në një shtëpi të braktisur, është liruar me kusht.

Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk kanë mjaftuar për të caktuar masën e ndalimit të tij, pasi nga njëra anë, viktima në dëshminë e saj fillimisht e ka identifikuar si përdhunuesin dhe torturuesin e tij, por më pas ka tërhequr atë që kishte thënë.

Megjithatë, shqiptarja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.

Njëkohësisht, i akuzuari ka pasur thikë, por nuk vërtetohet se ka lidhje me krimin, ndërsa në shkresat e lëndës të paktën ende nuk ka prova që të vërtetojnë praninë e tij në vendin ku 33-vjeçarja është përdhunuar.

Megjithatë, priten rezultatet e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara nga shtëpia e braktisur.