zoom

Të gjitha

Pas katër vjetësh, Dua Lipa dhe Calvin Harris rikthehen me bashkëpunimin e rradhës

Herën e fundit që punuan së bashku Calvin Harris dhe Dua Lipa kaluan tetë javë në pozitë e parë dhe fituan çmimin britanik “single i vitit” për hitin e tyre të mrekullueshëm “One Kiss”.

Tani ata po synojnë të përsërisin historinë duke u bashkuar sërish për atë që ata shpresojnë se do të jetë kënga e verës së këtij viti.

Dyshja janë bashkuar për këngën e re që mban titullin “Potion”, dhe pritet të publikohet të premten. “Potion” është kënga e parë që do të dalë nga albumi i gjashtë i Calvin  dhe i pari në pesë vjet  “Funk Wav Bounces Vol. 2”.

Kjo do jetë një javë e ngarkuar për Calvin, i cili do të jetë titullar i Fundjavës së Madhe të Radio 1 në Coventry të shtunën kur festivali i tyre vjetor i muzikës rikthehet për herë të parë që nga viti 2019.

Ai do të ketë shoqëri atje, pasi doli në publik këtë javë me të dashurën e tij të re, bashkë-prezantuesin e Radio 1 Drivetime, Vick Hope. Dyshja u fotografuan së bashku në Royal Chelsea Flower Show në Londrën Perëndimore përpara se “The Sun” të tregonte se si ata ishin fejuar fshehurazi në fermën e tij në Ibiza./L.K

/Zoom.al