zoom

Të gjitha

Jasmina Kadriu hedh poshtë zërat për një lidhje me Ardian Bujupin

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje me njeri-tjetrin, nisur nga fotot dhe videot e tyre që kanë qarkulluar në rrjet.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë hermetike dhe mos të ndajë më detaje me publikun.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam patur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka patur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara.”- është shprehur Jasmina në një intervistë për “ATV”.

Rikujtojmë se dyshimet për një lidhje midis tyre u përforcuan, pasi kanë qarkulluar në rrjet disa pamje ku ata dukeshin më të afërt se kurrë e duke u përqafuar me njeri-tjetrin e duke shkëmbyer një puthje në buzë./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura