zoom

Aktualitet

Dyshimet e para për ngjarjen e Durrësit. Krushku: Hygerta ishte engjëll, s’mund ta vriste babanë!

Dyshimet për dinamikë, shkaqet dhe autorësinë e krimit në Shënavlash sa vijnë e rriten me kalimin e orëve.

Ekspertët besojnë se studentja 19-vjeçare Hugerta Meta nuk mund ta ketë bërë e vetme krimin dhe ka pasur bashkëpunëtor.

Krimi u fsheh, ndërsa u raportua se 50-vjeçari Pëllumb Meta ishte zhdukur pa gjurmë, derisa u gjet i mumifikuar, lidhur me qese dhe groposur në kasolle.

Krushku i familjes Meta, (kishte marrë vajzën e madhe të viktimës për djalin), tha se vajza e tij nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babanë e saj.

Ai tha se nuk kishin asnjë dyshim për problemet në familje.

“Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babanë e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo babain e saj”, tha krushku për “News24”.

Po ashtu mësohet se 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra në kasollen e bagëtive dhe me pas është varrosur në oborr.

Vajza pranoi autorësinë dhe tha se babai donte ta fejonte me zor me një emigrant në Itali, kurse ajo të ndiqte ëndrrën e saj, por kjo alibi s’i ka bindur ekspertët kriminalistikë.

Ata dyshojnë se ka pasur bashkëpunëtor tjetër që mund të jetë edhe autori i vrasjes, pasi trupi nuk mund të lëvizej vetëm. Vajza do ripyetet dhe ballafaqohet përsëri me gjurmët dhe provat. /ZOOM.AL/