Aplikacion
Të rinj, familje me fëmijë të vegjël përballen me çdo rrezik, por me shpresën se një ditë do të prekin tokën amerikane. Ata përpiqen të largohen nga varfëria, nga dhuna e bandave dhe fatkeqësitë natyrore që përfshijnë vendin e tyre.
Nga dita e premte autoritetet amerikane kanë zhvendosur 3.300 emigrantë nga Del Rio, në Teksas, dhe njoftuan një orar të ri ditor të fluturimeve në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, ku disa zyrtarë shprehën shqetësim për një fluks të madh të emigrantëve.
Cilësuar një krizë e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, këto zhvillime vijnë pasi politikat e presidentit Joe Biden për migracionin u kritikuan nga kundërshtarët republikanë.
Sipas tyre, kreu i Shtëpisë së Bardhë krijoi valë të re migrimi, pasi në fund të korrikut lëshoi një urdhër që lejonte emigrantët nga Haiti, pa viza amerikane në atë kohë të qëndrojnë në SHBA.
Por, ky urdhër nuk vlente për emigrantët e rinj që tani përpiqen të kalojnë kufirin./Euronews Albania