Aplikacion
Tërmeti i parë ka rënë në qarkun Vrancea në orën lokale 01:00, në një thellësi prej 139.9 km.
Tërmeti i dytë, gjithashtu me magnitudë 3.4 ballë, është regjistruar në orën 06:53 në qarkun Buzau në një thellësi prej 140 km.
Këto dy lëkundje pasojnë një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i regjistruar mbrëmë në të njëjtën zonë sizmike.
Që nga fillimi i shkurtit, në Rumani janë regjistruar nëntë tërmete me magnitudë 2.4 dhe 4.4 ballë.
Tërmeti më i fortë i vitit 2024 ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe është regjistruar në Buzau më 16 shtator, kujtojnë mediat rumune.