Aplikacion
Për komisionin TIMS kryetar është deputeti Ervin Salianji, ndërkohë që për komisionin për Shëndetësi, kryetare është deputetja Albana Vokshi.
Ngritja e këtyre dy komisioneve u mundësua falë një marrëveshjeje opozitë-mazhorancë, e cila synon kthimin në normalitet të jetës parlamentare, pas pesë muajsh kaos.
Gjithashtu, edhe Partia Socialiste ka miratuar emrat që do të drejtojnë dy komisionet hetimore për të cilat është rënë dakord me opozitën.
Nënkryetar i Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, do të jetë Plarent Ndreca.
Ndërkohë Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, do të ketë nënkryetar Toni Gogun.
Lista me emrat:
Komisioni hetimor “TIMS”:
Ervin Saljanji – kryetar
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Xhelal Mziu
Elda Hoti
Luan Baçi
Asllan Dogjani
Komisioni për Shëndetësinë:
Albana Vokshi- kryetare
Zheni Gjergji
Ina zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Zëvensesues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi
/ZOOM.AL/