Aplikacion
Zyrtarisht u njoftua se ditën e djeshme (25 dhjetor), një 56-vjeçar denoncoi në policinë e Korçës zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare më fshatin Drenovë, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.
Pas kallëzimit, policia nis menjëherë punën për gjetjen e saj. Por mësohet se pasditen e sotme (26 dhjetor), e mitura është gjetur nga autoritet fal lokalizimit dhe kontakteve shoqërore.
Pas gjetjes dhe marrjes në pyetje në Komisariat, ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa dhe nuk ishte mashtruar. Dyshohet se e mitura ka pasur edhe grindje në familje, teksa rasti mbetet ende nën hetim aktiv, për shkak të moshës së saj. /ZOOM.AL/