Aplikacion
Rreth orës 17:00, në Sauk të Tiranës u përplasën tri makina, duke lënë të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Një person është dërguar në spital, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë po hetohen nga policia.
Më herët, rreth orës 14:30 në fshatin Baqel të Lezhës, u përplasën dy mjete, një traktor dhe një motor.
Për pasojë, u plagos rëndë drejtuesi i motorit, një 54-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në spital.
Ndërsa drejtuesi i traktorit po merret në pyetje për të zbardhur shkakun e aksidentit.