zoom

Aktualitet

Dy aksidente rrugore në vend, nënë e bir në gjendje kritike për jetën

Dy aksidente të rënda rrugore u shënuan këtë të enjte në vend, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, një automjet u përplas me një motor. Në motor po udhëtonin dy persona, nënë e bir, të cilët morën plagë të shumta në trup.

Ata janë në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.

Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Në Këlcyrë nga ana tjetër, një 33-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, përplasi një 81-vjeçar.

I moshuari po kalonte rrugën kur u aksidentua.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura