zoom

Aktualitet

Durrës, sherr për motive banale! Plagosja ndodhi në lokalin e Noizy-t

Detaje të reja mësohen nga plagosja e një 31-vjeçari në Durrës. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Zoom.al mëson se ngjarja ka ndodhur në lokalin e reperit Noizy. I plagosur mbeti ish-kandidati për kryetar i degës së PS-së në Durrës, Ardit Kërtuesha.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.