Aplikacion
Rrogozhinasit mposhtën 1-0 Kukësin në “Kukës Arena” me një autogol të Ferreir në minutën e 80’.
Në trësi loja ishte e bukur, por rastet e rrezikshme ishin me pikatore dhe në fund Egnatia i kënaqet fitores që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vend të katërt.
Laçi rigjen fitoren në kampionat duke mundur 1-0 Kastriotin, një ekip që i ka hapur telashe të gjithëve në Superiore.
Serxho Ujka i dha tri pikë të arta kurvinasve duke shënuar një gol të shkëlqyer pas një skeme nga goditja e këndit.
Vendasit e kishin të pamundur për të reaguar, ndërsa kurbinasit marrin tre pikët me shumë vlerë. /zoom.al/