Aplikacion
Proçesi gjyqësor po vazhdon me dyer të mbyllura, ndërsa Nuredin Dumani ka thënë emrin e një tjetër bashkëpunëtori në krim, një oficer policie.
Sipas Tch, Dumani ka thënë emrin e një oficieri me iniciale K.G, ku sipas tij njoftonte për lëvizjet e Elton Kilës, i cili është anëtar i grupit të quajtur Henrik Hoxhaj.
“Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.
Dumani i cili është autori i përplasjes me armë në Papër të Elbasanit dhe akuzohet si vrasës serial, pasi ishte i implikuar në të paktën 7 vrasje.