zoom

Politikë

Duma me tone të ashpra nga Kuvendi, kritika qeverisë: E keni dhënë me koncension gjithë Shqipërinë

Në seancën e sotme plenare ku shqyrtohet akti Normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit, Deputetja e PD, Grida Duma  i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë, ndërsa tha se po favorizohen një grup i vogël personash që marrin tendera, ndërsa është lënë në harresë populli.

“E keni dhënë me koncension gjithë Shqipërinë. Çdo burim keni dhënë me koncension. Ne jemi të djathtë, ekonomia e tregut është e djathtë.

Kam respekt për kolegët, e di çfarë i ndodh nga ana tjetër, kam reflektim, them si ka mundësi këta që duhet të kenë pronar votuesin, duhet të shqetësohen nëse i gjykojnë keq. Është bërë sot një seancë plenare, 140 deputetë janë mbledhur për aktin nr.10 që ca kompani të mëdha që e kanë të sigurt tregun se kanë marrë tendera publikë… I keni lënë njerëzit të lypin para jush, ju flisni që falni? Ca falni ju?!

Po kjo paga që nuk është indeksuar? Po juve që nuk vidhni kurrë te këto komisione për të diskutuar për minimumin jetik?!

Nuk është më trendi të jesh i ndershëm se nuk ka më rregulla loje.

Hajde bëjmë një tryezë për minimumin jetik, ekspertët thonë që duhen të paktën 700 mijë lekë për një familje me 4 anëtarë. Ku i ke këta sot?

Mos i nxirrni gjë nga xhepat këto lekët? Se dilni dhe thoni ua dhamë, ca keni dhënë mo? I merrni nga buxheti.

Që ju nuk jeni as të majtë as të djathë, unë e di, por votojini sot për ato 10 që do ju sjellin prapë në resht, mos votoni për ata miliona që kur bëjmë komisione thonë pse s’na japin 50% të bonusit të qerasë./zoom.al/