zoom

Të gjitha

Duka uron Tiranën dhe ka një kërkesë të veçantë për klubin bardheblu

Tirana ka arritur të fitojë titullin kampion në Superiore, pasi mundi Partizanin me shifrat 2-1 në “Elbasan Arena”.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar Tiranën dhe i ka kërkuar ta përfaqësoj denjësisht futbollin shqiptar në Europë.

“Urime Tirana!

Të dashur miq,

Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur.

Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare”, shkruan Armand Duka. /zoom.al/