Aplikacion
Por kërkesat janë sa të pazakonta, sa qersharake e ndonjë prej tyre edhe e pamundur për t’u realizuar.
Zoom.al ka siguruar dokumentin që KLGJ i ka nisur ILD-së për këtë rast.
Në një nga pikat, ILD-së i kërkohet të zbardhë të gjitha tekstet e këngëve që dëgjon në sfond gjyqtarja, teksa ka realizuar videot që u hodhën në TikTok.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është e nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videto me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati”, thuhet në piknë 47 të dokumenti të siguruar nga Zoom.al
Tani ILD-së i duhet të gjejë më parë këngët dhe të zbardhë tekstet. Në këngët që dëgjon gjyqtarja dëgjohen fjalë si “Maffia”.
Nuk është e qartë se çfarë roli luan konteksti i këngëve në këtë rast, pasi gjyqtarja nuk po gjykohet se ka dëgjuar ndonjë këngë të ndaluar, por për aktet e saj që sipas ILD cënojnë figurën e gjyqtarit.
Në një tjetër kërkesë, KLGJ i kërkon ILD-së të gjejë sa persona i kanë parë videot e gjyqtares.
Kërkesa është sa e pazakontë aq edhe e pamundur për t’u realizuar.
Videot janë hedhur fillimisht në TikTok, por më pas janë fshirë. Për këtë arsye ILD apo ekspërtët e IT që do të kontaktojë Inspektoriati e kanë të pamundur të gjejnë sa vetë i panë videot në këtë platformë.
Po ashtu, videot janë publikuar në të gjitha rrjetet sociale, si Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, etj si dhe nëpër dhjetëra portale në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja.
Zoom.al kontaktoi me një ekspert IT-je, i cili tha se kjo kërkesë është e pamundur për t’u përmbushur.
Ndërsa një jurist i kontaktuar nga Zoom.al tha se “rrjedhimisht, nëse kërkesa për të zbuluar sa persona i kanë parë videot nuk do të përmbushet, KLGJ mund ta përdorë atë si pretekts për të rrëzuar ILD-në që kërkon shkarkimin e gjyqtares”.
Gjyqtarja u pezullua nga detyra, pasi në internet qarkulluan video të saj të xhiruara në ambientet e gjykatës ku ajo sfilonte nëpër korridore. Në një tjetër video ajo xhiron veten teksa ecën me shpëjtësi në makinë dhe dëgjon një këngë turbofolk të Don Xhoni, me titull “Maffia”.
Për t’u lehtësuar punën organeve të reja të drejtësisë, Zoom.al po e publikon të zbardhur tekstin e këngës, së bashku me videon. /Zoom.al
MAFFIA – DON XHONI
@zoom.al_news Kryetarja e gjykates se Elbasanit, Enkeleda Kapedani?
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri