zoom

Të gjitha

Dua Lipa, më mahnitëse se kurrë më parë në Primavera Sound

Dua Lipa mahniti me një korse prej sateni dhe një fustan rrjetë me rripa, në një “lumë” fotosh nga prapaskenat gjatë turneut të saj. Ylli i popit dukej e e mrekullueshme me veshjen vjollcë, ndërsa po përgatitej të futej në skenën e festivalit Primavera Sound në Barcelonë.

Dua i shtoi paraqitjes së saj edhe çizmet me platformë metalike, një aksesorë në qafë të së njëjtës ngjyrë dhe vathët katrorë. Flokët e saj të gjata sërish lëshoheshin të derdhura mbi shpinë, teksa këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të bënte eyeliner dhe një eyeshadow në ngjyrën e fustanit.

Duke pozuar mbi një kuti metalike, ajo tregoi këmbët e saj të gjata përpara se t’u jepte ndjekësve të saj një pamje nga afër të grimit të saj mahnitës. Ju kujtojmë që fituesja e Grammy-t një ditë më parë ka bërë një vizitë në Portugali me mikeshën e saj Olive Uniacke./L.K

/Zoom.al