Aplikacion
Kovaçi, i cili është jashtë rrezikut për jetën është shprehur se as nuk e kishte shfrytëzuar të miturën për prostitucion dhe as për të shitur lëndë narkotike.
Ndër të tjera 19-vjeçari ka treguar se nuk ka patur marrdhënie intime me të miturën dhe vëllain e saj nuk e njihte më herët.
“Nuk është e vërtetë që kam shpërndarë lëndë narkotike. Se di çfarë ka thënë vajza, mbase nga frika për të shpëtuar vëllain e vetë. Jo s’e kam shfrytëzuar, jo! Nuk bëhet fjalë. Nuk është e vërtetë. Unë se dija që lidhja ime me të ishte problem për familjen. E takova te zona e quajtur ‘sporti’. Isha 10 minuta, po bënim muhabet shoqëror. Aty vjen i vëllai i asaj. Ai nuk foli fare, dhe më gjuajti direkt. Nuk pash më gjë mbrapa. Ma tha babai vdekjen e vëllait. Lidhja më kushtoi shumë, normale. Flisja me nënën e saj, shkoja mirë, nuk kisha probleme.
Një ditë që kisha unë ditëlindjen, erdhi policia në 12 të natës dhe bashkë me nënën e saj kërkonin vajzën. Ajo nuk ishte te shtëpia ime.
Unë nuk e njihja fare vëllain e saj, as gjyshen e saj. Babain e kishte në burg jashtë dhe nënën e kishte në Greqi. Ajo shkonte dhe nga nëna e vetë. Takoheshim në kafe”, tha ai.
Kujtojmë se në këtë ngjarje i vdekur ka mbetur vëllai i 19-vjeçarit, Florenc Kovaçi 28 vjeç, i vrarë nga 24-vjeçari Ardit Hida.