zoom

Aktualitet

Drogë, vjedhje, aksidente dhe ndërtim pa leje, 8 të arrestuar brenda ditës në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin L. T., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrugën “Kastriotët” është konfliktuar me shtetasin H. H. Pas konfliktit ai e ka goditur atë qëllimisht me automjet. Gjithashtu u ndaluan edhe 7 persona të tjerë, të akuzuar për krime të ndryshme, si;

Njoftimi zyrtar: 

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. L., 35 vjeç, dhe A. S., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jul Bonati”, ka kryer punime, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– B. A., 49 vjeç, S. C., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– A. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– A. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

–Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. V., 26 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja M. V., 23 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

– Në fshatin Vaqarr, Tiranë, në një pikë karburanti në afërsi të Urës së Beshirit, dy pesona të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë xhiron ditore, dhe më pas janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”. /ZOOM.AL/