Aplikacion
Por përpjekja e Ballukut për të shfaqur suksesin e qeverisë në thithjen e turistëve, ka nxjerr pa dashje në pah dhe një fakt tjetër që shton edhe më shumë pikëpyetjet dhe dyshimet mbi marrëveshjen koncensionare të aeroportit “Nënë Tereza”.
Në fillim të vitit 2021 Kuvendi, ndonëse një kohë pandemie, miratoi me votat e shumicës marrëveshjen për zgjatjen e kontratës koncesionare të aeroportit të Rinasit nga 22 në 35 vjet.
Në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me 13 vjet, koncesionari i ri, pra Kastrati group, premtoi të realizojë disa investime me vlerë 99.3 milionë euro– përfshirë zgjatjen e pistës së aeroportit dhe shtimin e terminaleve.
Pra thënë ndryshe, qeveria i zgjati afatin e koncensionit me 13 vite me kushtin që koncensionari të realizionte 100 milionë euro investim.
Marrëveshja në fjalë u kundërshtua nga presidenti i atëhershëm Ilir Meta me argumentin se ajo ishte korruptive dhe cënonte interesat e shtetit shqiptar.
Por mazhoranca e majtë këmbënguli dhe e rrëzoi dekretin e Metës, duke i dhënë fuqi ligjore marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes koncensionari do të merrte 10 euro taksë aeroportuale për çdo biletë apo pasagjer që hynte apo dilte nga ky aeroport.
Nëse e marrim për të mirëqenë shifrën prej 5.2 milionë udhëtarësh që kanë hyrë në vendin tonë gjatë 2022, atëherë rezulton se vetëm nga taksa aeroportuale koncensionari në këtë vit ka marrë 52 milionë euro. Pa llogaritur këtu tarifat që u merr kompanive të transportit ajror për parkingun e avionëve apo edhe qiratë dhe të ardhurat e tjera nga bizneset që funksionojnë në hapësirën e aeroportit apo edhe nga parkingu.
Sipas kësaj llogarie nëse edhe viti i ardhshëm do jetë minimalisht kaq i suksesshëm në aspektin e turizmit sa thotë ministrja Balluku, atëherë koncensionari do e nxjerrë vlerën e investimit që do të kryejë në vetëm 2 vjet.
Koncesioni u shty me 13 vjet, por në kohën kur iu dha grupit Kastrati kishte edhe 7 vjet kontratë nga kompania kineze.
Pra nga 20 vjet që është kontrata e koncensionit, kompania Kastrati që menaxhon aeroportin do i duhen vetëm dy vjet për të siguruar të ardhurat e investimit të premtuar në marrëveshje.
Ndërkohë që në 18 vitet e tjera, ajo të gjitha të ardhurat do ti kalojë si fitime të saja.
Dhe nëse fitimi mesatar do jetë rreth 52 milionë euro në vit, atëherë në 11 vite ajo do të sigurojë minimum 572 milionë euro fitime.
Nëse numri i pasagjerëve shtohet, atëherë edhe fitimi i kompanisë do jetë akoma më i madh.
Nga kjo rezulton legjitim shqetësimi i ngritur nga opozita dhe media se kjo marrëveshje ishte korruptive dhe në favor të plotë të koncensionarit, Kastrati Group.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë