Aplikacion
Mehmeti vlerëson paraqitjen e skuadrës, ndërsa në anën tjetër tregon se objektivi për kupat e Europës nuk është i pamundur për sa kohë ekziston dëshira e lojtarëve për t’i shkuar deri në fund qëllimit.
“Normalisht ashtu siç u interpretua, në pjesën e parë ishin ata më dominues për shkak se skuadra nuk u vendos siç duhet. Në pjesën e dytë ishim më dominant. I tillë është futbolli.
Skuka – “E gjitha situata e pjesës së parë erdhi pasi ndërmjet linjave nuk arritëm të lidheshim me Kallakun dhe në situata ta tilla ndryshuam në pjesën e dytë.
Spostimi i Malës na dha shpejtësi veprimi. Patëm mundësi të artë me Zhuniorin që mund të konkretizonte golin.
“Skuka është një lojtar që kërkon gjithmonë thellësi, është natyra e tij dhe duhet të mbështetet nga mesfusha. Kërkon të driblojë me shpinë nga porta kundërshtarin.
Ndoshta dhe presioni i derbit bëri që të mos jepte më të mirën. Unë mendoj që ka pasur dhe një kombinim të mirë me Masangën dhe Rrapajn. Më pëlqen ritmi i skuadrës dhe duhet të rrisim cilësinë e lojës.”
Junior – “Duhet të ishim në linjat e mesfushës më të sinkronizuar. Në pjesën e dytë ishim dominant, Zhunior duhet të bëjë diferencën, nuk po kalon një moment të mirë. Për Carën ka qenë zgjedhja ime pasi mendova të kap në kundërsulm Tiranën.”
Kupat e Europës – “Unë kam pasur besim që në fillim tek kjo skuadër, janë djem shumë të mirë dhe që punojnë. Më vjen keq pasi Partizani duhet të arrij aty ku e meriton.
Një skuadër që prodhon futboll duhet të rrijë me këmbë në tokë. Nuk mendoj gjatë dhe nuk e mendoj fundin akoma.”
Burimi: PANORAMASPORT.
/Zoom.al