zoom

Aktualitet

Dritan Dajti kërkon lirinë për mbarim dënimi, Gjykata i rrëzon kërkesën për përjashtimin e trupës

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca e radhës e shtyrë ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Më herët Drejtoria e Burgjeve nuk mori përsipër sigurinë dhe transportin e të dënuarit për vrasjen e 4 agjentëve të Antidrogës më 2009 në plazhin e Durrësit, pasi sqaruan se kishin frikë se mos ndodhte arratisje.

Dajti pretendon nëpërmjet palës mbrojtëse se i ka përfunduar dënimi me 25 vite burg nga ish-Apeli i krimeve të Rënda, por Prokuroria deklaron se Gjykata e Lartë ia rrëzoi rekursin Dajtit, duke njohur dënimin me burg përjetë, i dhënë fillimisht.

Në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha, i larguar nga Vetting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Avokati kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, por nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga magjistratja Suela Lika. Seanca u bë me videokonferencë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura