zoom

Bota

Dridhet edhe Britania e madhe, ekonomia e vendit futet zyrtarisht në recension!

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ka hyrë zyrtarisht në recension, tregojnë shifrat.

Një recesion përkufizohet si dy periudha tre mujore të njëpasnjëshme ku ekonomia tkurret në vend që të rritet.

Një masë kryesore e rritjes ekonomike, produkti i brendshëm bruto (PBB) u tkurr 0.3% midis tetorit dhe dhjetorit, tregojnë të dhënat më të fundit të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

“Sky News” shkruan se kjo është rënia më e madhe se sa pritej, pasi ekonomistët kishin parashikuar një tkurrje prej 0.1%. Të dhënat, megjithatë, janë vetëm një vlerësim dhe janë subjekt i rishikimit.

Shifrat rishikohen në mënyrë rutinore ndërsa më shumë informacion bëhet i disponueshëm.

Ndërsa recesionet e mëparshme ishin të gjata – të tilla si gjatë krizës financiare globale të 2008 dhe 2009, ndërsa recensioni aktual ka të ngjarë të jetë i butë dhe jetëshkurtër.

Recensioni mund të nxisë gjithashtu vendosjen e normave të interesit, duke detyruar Bankën e Anglisë që të ulë normat e interesit më shpejt dhe për pasojë uljen e kostove të huamarrjes.

Por të dhënat do të jenë një lajm i keq për kryeministrin Rishi Sunak dhe konservatorët, të cilët e bënë rritjen e ekonomisë një nga pesë premtimet e tyre kryesore.

Fuqia shpenzuese e konsumatorit është gërryer nga kriza e kostos së jetesës, me inflacionin e lartë dhe faturat e shtrenjta të energjisë që ushqehen me të ardhura të disponueshme.