Aplikacion
Ajo ka zhvilluar një takim ditën e sotme me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, teksa deklaron se do të vazhdojnë takimet gjithëpërfshirëse për këtë Reformë.
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, shprehet ajo.
Alibeaj, përmes një postimi në Facebook ka zbardhur takimin me ambasadoren dhe delegacionin e OSBE, ku shprehet se i ‘I sigurova se për PD, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët’.
Reagimi i plotë:
“Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory së bashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.
Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR”. /ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat