Aplikacion
Presidenti i Nderit të Kukësit ka marrë si shembull për lojtarët i tij suksesin e skuadrës shijakase, por në fund ka vënë në krahasim edhe buxhetet e klubeve, duke u shprehur se një lojtar i Kukësit paguhet sa i gjithë ekipi i Erzenit.
Njëri prej donatorëve të klubit Altin Keçi, ka është shprehur në emisionin “Ora Sport” në “RTV ORA”, se Gjici nuk është informuar mirë.
“Doja të thoja për ndërhyrjen që ka bërë Gjici. Ekipi i Erzenit në fund të muajit paguan lekët për çdo lojtar. Nuk ka rëndësi se sa, por paguan. Lojtarët e Erzenit flenë, hapë, pinë dhe rrinë në hotel. Flas për lojtarët e huaj. Kjo nuk është e lehtë i them zotit Gjici. Kështu që zoti Gjici nuk është informuar mirë. Ne problemin e kemi vetëm me arbitrat. Objektivi ynë real është të qendrojmë në Superiore”, tha Keçi. /zoom.al/