Aplikacion
Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do të punojë me Sali Berishen, sa i takon zgjedhjeve të 11 majit.
Ai u prezantua nga kreu i PD-së gjatë një konference me gazetarët, ku u shpreh se “Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve” dhe se mund të bashkëpunojë në mënyrë të suksesshme me Donald Trump.
LaCivita deklaroi se Sali Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet dhe se ka ardhur në vendin tonë për ta bërë Shqipërinë të madhe sërish.
Christopher LaCivita: Ne jemi këtu sot sepse duam që të zgjidhet një kryeministër i cili është një mik i vërtetë i Shteteve të të Bashkuara dhe që do të punojë në mënyrë të suksesshme me SHBA-të dhe presidentit Amerikan, Donald Trump.
Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve.
Ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria. Ne jemi këtu që të ndihmojmë. ‘We can make Albania great again’,”– tha ai për gazetarët.
Ndërkohë Sali Berisha deklaroi se programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë.
“Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën”, deklaroi kryedemokrati.
Sali Berisha: Me të drejtë, ju dhe ata që na ndjekin mund të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madh në histori, në mes të kërkesave më të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj.
Natyrisht përgjigjen e vet e di vetë zoti Chris LaCivita.
Por e vërteta është se PD dhe opozita shqiptare, si dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA, në të cilën e majta radikale sorosiane, ideologu i saj, armiku i demokracisë, Xhorxh Soros dhe kukulla e tij, Antoni Blinken, gënjeshtar në letrën puçiste të laptopit të famshëm, duke mashtruar kombin e tij dhe botën për interesa politike, këta bënë në Shqipëri eksperimente tragjike.
Bënë gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, de facto pluralizmit politik dhe instalimin e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe korrupsionin.
Shqipëria, edhe njëherë theksoj, është sot kopshti i lulëzuar i Xhorxh Sorosit ku korrupsioni dhe droga dominojnë vendin.
Ku lideri i opozitës u sanksionua pa asnjë provë, fakt apo dokument, por vetëm për t’i dorëzuar opozitën Edi Ramës.
Vendi, në të cilën drejtësia u shndërrua në armë të fuqishme të narkoshtetit, i cili në traditën e babait të tij biologjik, Kristaq Ramës, që vari në litar për vargjet e tij poetin disident Havzi Nela, arrestoi për motive politike dhe ndoqi penalisht tre liderë të partive kryesore opozitare.
Në përzgjedhjen e zotit Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e fitores së PD, unë jam i sigurt se ka ndikuar fakti se PD dhe opozita shqiptare, përballë këtyre shantazheve dhe presioneve të jashtëzakonshme për zhdukjen e tyre, qëndruan të pamposhtura në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve që konservatorët ndajnë në të gjithë botën.
Dhe mbi të gjitha, programi aktual i PD dhe opozitës është një program i shkëlqyer për të shpëtuar Shqipërinë.
PD dhe opozita qëndrojnë haptas, publikisht në krah të Partisë Republikane në fushatën e fundit, e bindur se kjo fushatë në SHBA ishte e një rëndësie jetike jo vetëm për SHBA, por edhe për botën.
Të nesërmen e fitores së presidentit Donald Trump, një publicist i njohur amerikan në radion e tij, Frank Gardner shkruante se në SHBA ndodhi mrekullia. Iu përgjigja se kjo fitore ishte një mrekulli për mbarë njerëzit e lirë kudo në botë.