zoom

Aktualitet

“Drejtësi për Jonadën”, protestuesit ulen para Kryeministrisë

Protestuesit nga Ministria e Brendshme janë zhvendosur drejt Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për Jonadën.

Ata janë ulur të gjithë së bashku në shenjë protestë.

Dhe në pankarta ata shkruajnë “Drejtësi për Jonadën”, “Mbrohemi Bashkë dhe e vrasim frikën”.

“Drejtësi për Jonadën . Heshtja është bashkëpunim në vrasje”

“Drejtësi për Jonadën . Të marshojmë pro jetës, të marshojmë për vete.”

Të gjithë protestuesit kërkojnë të vendoset drejtësia për ngjarjen e rëndë. Gjithashtu, fëmijët janë ulur në shkallët e Kryeministrisë me pankarta në duar, në një formë proteste.