zoom

Aktualitet

Drejt mbylljes greva e naftëtarëve në Ballsh, ulen në bisedime për të gjetur një zgjidhje

 

Në ditën e 25-të të grevës së naftëtarëve të Ballshit ka pasur sinjale për zgjidhjen e saj.

Gratë naftëtare që qëndrojnë të ngujuara kanë deklaruar se janë të gatshme ta ndërpresin grevën për t’u dhënë mundësi bisedimeve me qeverinë.

Ato kanë thënë se në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje do rë rinisin grevë,

Ky vendim është miorëpritur nga kryeministri Rama që e ka quajtur lajm të mirë.

“Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju” – është shprehur Rama.