zoom

Të gjitha

Drejt altarit për herë të tretë/ Po kush do jenë të ftuarit në dasmën e Spears ?!

Këngëtarja e njohur, Britney Spears do të martohet me Sam Asghari në një ceremoni mjaft private. Burime pranë këngëtares thonë për TMZ se dyshja do martohen të enjten ku të pranishëm do të jenë një numër i vogël të ftuarish prej rreth 100 personash. Vëllai i Britney, Bryan, pritet të jetë i pranishëm por nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk do të jenë në ceremoninë e dasmës së këngëtares.

Burimet për TMZ thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta dërgojë Britney-n në altar. Këngëtarja postoi një video të saj me Sam së fundmi ku tregohej se ata po përgatiteshin për dasmën e tyre.

Mirëpo ende nuk dihet se çfarë fustani nusërie do të veshë Britney. Mirëpo, këngëtarja gjatë muajit mars zhvilloi një takim me Donatella Versace kështu që mendohet se ajo mund të ketë zgjedhur Versace-n. Kjo do të jetë hera e tretë që Britney shkon drejt altarit – ajo ka qenë e martuar më parë me Jason Alexander dhe Kevin Federline./L.K

/Zoom.al