zoom

Aktualitet

Dramë në Vlorë, gruaja 62-vjeçare pi fostoksinë. Policia nis hetimet, motivi i dyshuar

Një 62-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës, pasi kishte konsumuar fotoksinë, në përpjekje për flijim.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë”, njoftoi policia vendore.

Gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Pista e parë mbetet tentativa e vetëvrasjes në kushte depresioni, teksa po pyeten edhe të afërmit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura